Lajme

Spitali i Zugut, nga 1200 franga “bonus të koronës” për të gjithë stafin

Për "performancën e jashtëzakonshme", të gjithë pjesëtarët e stafit fitojnë një  bonus deri në 1200 franga me pagën e tyre të marsit

Spitali Kantonal i Zug-ut u paguan punonjësve të tij një bonus për punën e tyre gjatë pandemisë së koronës në dymbëdhjetë muajt e fundit, shkruan agjensia e lajmeve Keystone-SDA

Në veçanti, vala e parë e pandemisë kishte goditur rëndë këtë spital, transmeton albinfo.ch. Kjo e kishte detyruar bordin të hapte një njësi të dytë të kujdesit intensiv, thuhet në njoftimin nga ky spital.

Ndërkaq, falë përpjekjeve të punonjësve, pothuajse të gjitha ndërhyrjet (operacionet) që ishin shtyrë për shkak të pandemisë, është arritur të bëhen ndërkohë.

Për “performancën e jashtëzakonshme”, të gjithë pjesëtarët e stafit fitojnë një  bonus deri në 1200 franga me pagën e tyre të marsit, pavarësisht nga vendi i punës.

Kjo është vendosur nga bordi i drejtorëve së bashku me menaxhimin e spitalit.