Lajme

Spitali i Gjilanit, 67 mijë franga donacion nga Zvicra 

Spitali i Gjilanit ka përfituar një donacion në aparatura mjekësore në vlerë 67.275 franga zvicerane. Donacioni u mundësua falë angazhimit të bashkatdhetares Sabina Haziri

Me iniciativën e një bashkatdhetare, Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit, i cili vepron në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), ka përfituar një donacion në aparatura mjekësore në vlerë 67.275 franga zvicerane. Donacioni është realizuar falë angazhimit të Sabina Haziri, e cila punon dhe vepron jashtë vendi.

Po ashtu, siç raporton koha.në angazhimin e ardhjes së këtij donacioni është angazhuar edhe menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas një njoftimi, ndihma e këtij spitali është: dy laparaskopë modernë të firmës “Olympus” , dy aparate për anestezion, një set komplet për punë në ortopedi, një Ergometër, tip bicikletë , disa aparatura për fizioterapi, shtretër anti-decubit dhe një sasi e konsiderueshme e materialit për punë në sallën e kirurgjisë, gjinekologjisë dhe ortopedisë.

Po ashtu, ka arritur edhe një aparat për pune në kirurgjinë e unazave të qafës, i cili nuk do të shfrytëzohet në Spitalin Rajonal të Gjilanit, por do t’i dorëzohet Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.