Tematike
Spitali i Bazelit bën thirrje për ndihmë – paraqiten mbi 800 vullnetarë
Megjithatë, për njësitë e kujdesit intensiv, kjo nuk sjell shumë përfitime pasi në repartet e kujdesit intensiv kërkohet staf i specializuar infermieror”
Në fund të nëntorit, Spitali Universitar i Bazelit pati bërë një thirrje për ndihmë. “Për shkak të rritjes së numrit të rasteve të koronës, ne kemi nevojë urgjente për mbështetjen tuaj”, thuhet në një apel të publikuar nga spitali.
Për detyra të përkohshme, kërkohen njerëz për të ndihmuar stafin me pagë që paguhet për orë, transmeton albinfo.ch. Kërkoheshin profile si: studente, asistente të praktikës mjekësore dhe profesionistë shëndetësorë, shkruan gazeta “Tages anzeiger”
Thirrja kishte rezultuar me një vërshim të vërtetë aplikimesh. Brenda një kohe shumë të shkurtër ishin paraqitur 800 veta, të gatshëm për të ndihmuar, raporton gazeta më tutje.
Përgjigja ishte “e hatashme”, shkruajnë nga spitali universitar në Twitter. “Mbështetja juaj është dhurata më e mirë e Krishtlindjes!”.
Po ashtu ndihmës vullnetarë por edhe punëtorë të përkohshëm shfrytëzohen edhe në Spitalin Universitar të Cyrihut për lehtësimin e stafit.
Megjithatë, për njësitë e kujdesit intensiv, kjo nuk sjell shumë përfitime. “Studentët e mjekësisë mund të hyjnë në punë për të ofruar mbështetje në reparte”, thotë Philipp Lutz nga St. Gallen. “Por në repartet e kujdesit intensiv kërkohet staf i specializuar infermieror”, përcjell albinfo.ch. Madje edhe infermierët e trajnuar nga fusha të tjera nuk janë të përshtatshëm për këtë punë.
“Infermierët që nuk kanë marrë trajnime të mëtejshme për të punuar në kujdesin intensiv nuk mund të përmbushin kërkesat e larta profesionale” thonë edhe në Inselspital (spitali universitar) në Bernë.
Spitalet ankohen se infermierët vështirë mund të zëvendësohen. “Ka lodhje të madhe”, thonë nga Lozana. Atmosfera është e tensionuar, stafi është i lodhur”, raportojnë nga Cyrihu.
Duke pasur parasysh këtë, ekspertët e etikës mjekësorë të mërkurën u bënë thirrje autoriteteve të bëjnë më shumë për të parandaluar ngarkesat e mëtejshme të stafit të kujdesit shëndetësor.
“Nuk mund të blesh trajtim dhe kujdes të mirë kur të nevojitet”, thuhet në “Thirrjen e Krishtlindjes” të ekspertëve në fjalë.
“Bëjmë thirrje që të tregohet respekt dhe vlerësim për ata që punojnë në sektorin e shëndetësisë dhe u bëjmë thirrje qytetarëve që të bëjnë gjithçka që është e mundur për të frenuar pandeminë dhe për të shmangur shtrimet e panevojshme në spitale”.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Parfumi REMIX: Një inovacion zviceran me investitorë shqiptarë Bota e parfumerisë ka marrë një impuls të ri me lansimin e markës Remix, e cila...
-
Bora krijon kaos në Bernë, pezullohet pjesërisht qarkullimi i autobusëve
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe