Kosova

Spiropali: Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në Prishtinë ka thënë se Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë.

“Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë. Për Shqipërinë e Kosovën bashkëpunimi është prioritet i pandashëm, është binom stabilizues e orientues për të nesërmen tonë dhe të gjithë rajonit. Ne kemi biseduar që si kryetarë të parlamenteve t’u sugjerojmë qeverive konkretizim më të detajuar të partneritetit strategjik gjithëpërfshirës, duke e bërë atë model inkurajues për bashkëpunim rajonal ndërshqiptar e më gjerë”, ka thënë Spiropali.

Të mërkurën ajo ka takuar Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.