E-Diaspora
Specialitete shqiptare në Nju Jork (foto)
Pronar i lokalit është Ramiz Kukaj nga Peja. Ai kishte thënë se ideja lindi sepse djali i kishte kërkuar ta çonte shoqërinë e tij në një restorant shqiptar për t’iu treguar për trashimin familjare. Edhe pse në Bronx jetojnë një numër i madh i shqiptarëve dhe ishte shndërruar në strehë për refugjatët e Kosovës nuk kishte lokal të till
Kuzhina shqiptare është e përhapur në tërë botën. Me kuzhinën tradicionale kanë mbetur të impresionuar kush e ka shijuar në Shqipëri e Kosovë, por tashmë po ka sukses edhe në shumë vende të botës.
Edhe amerikanët e pëlqejnë kuzhinën shqiptare, si për shembull flijën. Në shkurt është hapur “Tradita” në Norwood të Bronxit në Nju Jork, ku flija piqet në furrën e madhe me dru, derisa tradicionalisht i vendoset saçi përmbi, shkruan e përditshmja e madhe amerikane “New York Times”.
Ky restorant është tradicional shqiptar me plotëkuptimin e fjalës. Ka fotografi të Shqipërisë nga shekulli i 19-të, me fotografi të burrave të veshur në mënyrë tradicionale, dhe gjithçka tjetër shqiptare.
Pronar i lokalit është Ramiz Kukaj nga Peja. Ai kishte thënë se ideja lindi sepse djali i kishte kërkuar ta çonte shoqërinë e tij në një restorant shqiptar për t’iu treguar për trashimin familjare. Edhe pse në Bronx jetojnë një numër i madh i shqiptarëve dhe ishte shndërruar në strehë për refugjatët e Kosovës nuk kishte lokal të tillë.
Më pas ai filloi të grumbullonte gjëra antike, derisa kishte marr edhe stafin nga Kosova për të menaxhuar lokalin. Ky lokal ka nevojë edhe për më shumë investime.
Gjithashtu ka edhe qofte të Sharrit apo mish të bluar, edhe pse shumica porositin pica. Mantia, byreku, pitalka, janë disa nga ushqimi tradicional shqiptar, që i gjeni në këtë lokal.
Por, Kukaj ka thënë se do të hapin edhe një restorant të ri, i cili do të jetë tërësisht me ushqim tradicional shqiptar. Emri do të jetë “Çka ka qëllu”. Kjo simbolizon shqiptarët që asnjëherë nuk të kthejnë me duart bosh.
(Fotot janë marrë nga faqja zyrtare e restorantit në Facebook)
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026