Bota
Spanjollët i gëzohen euros dhe naftës së lirë
Ekonomia spanjolle më 2015 mund të rritet për më shumë se 2.5 për qind nëse çmimi i naftës dhe euros mbeten në nivel të ulët.

“Ne jemi të vetëdijshëm se parashikimi aktual për rritjen ekonomike me 2 për qind është nën pritjet e tregut, por ky projeksion është gati përpara rënies kohët e fundit të çmimeve të naftës dhe rënies së euros kundrejt dollarit, i cili do të mund të inkurajonte eksportet spanjolle”, tha ministri spanjoll i Ekonomisë, Luis de Guindos, transmeton „France Presse”.
“Nëse çmimi i naftës dhe euros mbetet në nivelin aktual, do të kemi rritje shtesë prej 0.5 për qind”, tha ministri.
Vitin e kaluar, në mes të dhjetorit, euro kishte vlerë kundrejt dollarit 1.25, ndërsa sot është 1.12 dollarë, derisa çmimi i naftës që nga qershori i vitit të kaluar ka shënuar rënie me 60 për qind.
E-Diaspora
-
Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë Kosova ka parë një rritje të madhe të investimeve në patundshmëri, veçanërisht nga diaspora. Sipas të...
-
Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike
-
Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani
-
Vazhdon mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të shpenzojë 47 milionë franga për dronë luftarakë Autoritetet zvicerane po synojnë të blejnë sa më shpejt dronë luftarakë me rreze të gjatë veprimi,...
-
Eksportuesit zviceranë përgatiten për goditjen tarifore të SHBA-së
-
Produktet e “freskëta” në supermarkete në Zvicër janë në fakt të ngrira më parë
-
Zhvillimet në politikën monetare, ndikimi në kreditë hipotekare në Zvicër
-
Paralajmërime për turistët për rriqrat në Zvicër