Shkurt.ch

Spanjë: Kurse për prostitucion për të luftuar krizën

Profesioni më i vjetër në botë është bërë zgjidhje për të luftuar kundër krizës. Në Spanjë, afishe të ngjitura nëpër mure ofrojnë kurse për prostitucion për 100 € dhe sigurojnë një vend pune, raporton gazeta “Rue89”.

Aftësitë e kërkuara: Të jesh i rritur, të kesh një paraqitje të mirë si dhe të mos jesh i marrë. Në një shtet ku papunësia prek tashmë 25% të popullsisë, mund të thuhet se një ofertë e tillë bën të mendosh dy herë.

Në Valencia, ku afishet janë shfaqur për herë të parë majin e kaluar, është hapur një hetim për të përcaktuar nëse këto thirrje janë ligjore apo jo. Pas hetimeve të kryera del në pah se një veprim i tillë nuk jep asnjë dëshmi të krimit, afishet në fjalë nuk u drejtohet të miturve.

Prostitucioni është një aktivitet legal në Spanjë. Vetëm proksenetizmi si dhe trafikimi i qenieve njerëzore janë të ndaluara.