Lajme
Spanjë: Konfiskohen 1.8 tonë methamphetamine të kartelit më të rrezikshëm të Meksikës
Policia spanjolle ka konfiskuar 1.8 tonë methamphetamine, të cilën një prej karteleve më të frikshme të Meksikos po tentonin ta fusnin në Europë.
Autoritetet në vend kanë arrestuar pesë persona, duke përfshirë edhe kokën e operacionit.
Po ashtu, në pranga është vënë një grua nga Rumania dhe tre spanjollë. Lënda narkotike u zbulua në rajonin Alicante, në lindje të Spanjës.
Kjo është sasia më e madhe e kapur deri më tani e kësaj substance në Spanjë dhe e dyta më e rëndësishme në Europë, sipas policisë spanjolle.
Shtetasi meksikan mes të arrestuarve, sipas autoriteteve, është i lidhur me kartelin e Sinaloa-s. Ai ishte përgjegjës për pritjen e lëndëve narkotike në Spanje dhe më pas dërgimin e tyre në Europë.
Karteli Sinaloa është një nga organizatat kriminale më të vjetra, më të mëdha dhe më të dhunshme të Meksikës, ndikimi i së cilës mbetet i fortë pavarësisht nga arrestimi i themeluesit të tij, Joaquin Guzman, “El Chapo”, ose ai i djalit të tij Ovido, në janar të 2023.
Të dy ishin ekstraduar dhe burgosur në SHBA. Policia konfiskoi po ashtu edhe kartëmonedha dhe dokumente.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE Sindikatat në Zvicër po ankohen për mungesën e qartësisë rreth marrëveshjes së re kornizë të propozuar...
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit