Lajme
Spanjë: Arrestohen 7 shqiptarë për vjedhje banesash
Raportohet se shtatë shqiptarë të moshave nga 26 deri në 43 vjeç janë arrestuar nga policia në Spanjë, si autorë të dyshuar për katër vjedhje banesash, përcjell albinfo.ch.
Sipas policisë spanjolle, vjedhjet janë kryer javën e kaluar në qytetet Palomares del Campo, Huete dhe Tinajas.
Grupi kriminal i shqiptarëve ra në sytë e hetuesve në saje të identifikimit që iu bë targës së falsifikuar së njërit prej automjeteve.
Shtatë shqiptarëve u janë gjetur 7500 euro, bizhuteri, detektor frekuencash, 200 gramë marihuanë, si dhe u sekuestrua automjeti përdorur në grabitjen e fundit në Palomares del Campo. Nga ana logjistike, ata përdornin automjete me fuqi të lartë, të cilat i ndihmonin të largoheshin me shpejtësi nga vendngjarja.
Grupi i shqiptarëve ndodhet në paraburgim nën akuzat për katër vjedhje me dhunë dhe falsifikim të dokumenteve.
Hetimet vazhdojnë, duke mos përjashtuar arrestimet e reja dhe përfshirjen e mundshme të këtij grupi kriminal në vepra të tjera penale.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën