Bota
Spanja suspendon autonominë e Katalonjës
Qeveria spanjolle ka marrë vendim që të shtunën të përdor nenin 155 të Kushtetutës, i cili ia mundëson suspendimin e autonomisë politike të Katalonjës, ka konfirmuar zyra e kryeministrit spanjoll.
Kabineti qeveritar ishte në një mbledhje pasi lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont njoftoi se parlamenti rajonal mund të votonte për pavarësi nga Spanja nëse qeveria qendrore dështon të merret vesh për bisedime, përcjell albinfo.ch.
Pas referendumit të 1 tetorit, udhëheqësi katalanas, Carles Puigdemont, ka nënshkruar deklaratën për pavarësi, por më pas ka hequr dorë, për t’i hapur rrugë dialogut.
Sipas disa raporteve, ai do të këmbëngulë në pavarësi, por ka frikë se një gjë e tillë mund të çojë në trazira në Katalonjë.
Tashmë mbeten të shihen pasojat që do të jenë për Katalonjën, pasi i është hequr autonomia që kanë pasur deri më tani. Madridi zyrtar kishte kundërshtuar ashpër referendumin e mbajtur në Katalonjë, derisa më shumë se 90 % kanë votuar pro pavarësisë.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland Për të konkurruar me vendpushimet malore më të mëdha dhe më të bukura si Davos dhe...
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër