Lajme
Spanja shtyn përpara idenë për 4 ditë pune
Spanja mund të bëhet një nga vendet e para në botë që do të zhvillojë javën me katër ditë pune, pasi qeveria u pajtua të nisë një projekt pilot me kompanitë e interesuara për këtë ide, transmeton a2 news, përcjell Albinfo.ch.
Më herët këtë vit, partia e majtë spanjolle Mas Pais njoftoi se qeveria kishte pranuar propozimin e saj për të provuar idenë.
Partia ka sugjeruar që projekti të drejtohet nga një panel ekspertësh, përfshirë përfaqësues nga qeveria, sindikatat e punëtorëve dhe lobet e biznesit, të cilët gjithashtu do të ndihmojnë në analizimin e rezultateve.
Nga Zelanda e Re në Gjermani, ideja është duke fituar terren. I përshëndetur nga përkrahësit e tij si një mjet për të rritur produktivitetin, për të përmirësuar shëndetin mendor të punëtorëve dhe për të luftuar ndryshimin e klimës, propozimi ka marrë një rëndësi të re.
Megjithatë, ka edhe kundërshtime nga shumë biznese në Spanjë, që e kanë e quajtur “çmenduri në prag të recesionit më të keq të vendit që nga lufta civile”.
Më herët, në Suedia kishte “eksperimentuar” ngjashëm, duke e zvogëluar orarin nga tetë në gjashtë orë në ditë.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë