Lajme

Spanja nuk planifikon t’i bëjë maskat të detyrueshme

Qeveria e Spanjës nuk po planifikon të bëjë përdorimin e maskave të fytyrës të detyrueshme në gjithë vendin, kur distancimi social mund të garantohet, tha një burim i Ministrisë së Shëndetësisë të hënën, pasi disa rajone i bënë të detyrueshme në të gjitha rrethanat.

Rajonet e Spanjës tashmë kanë instrumentet që duhen për të trajtuar afërsisht 100 shpërthime të lokalizuara që kanë dalë në gjithë vendin, shtoi burimi, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.