Lajme

Spanja ndihmon kompanitë e veta të transportit me afër 2 miliardë euro

Qeveria e Spanjës do të japë 1.8 miliardë euro (2 miliardë dollarë) në ndihmë për të mbështetur kompanitë e transportit të goditura nga pandemia e koronavirusit, tha të martën ministri i transportit Jose Luis Abalos.

Operatori hekurudhor në pronësi shtetëror Renfe do të marrë 1 miliardë euro fonde përmes një rritje të kapacitetit të tij të borxhit, ndërsa 673 milion do të jetë për kompanitë e transportit privat, tha Abalos pas mbledhjes javore të kabinetit.

Kompanitë e transportit ajror tashmë kanë marrë fonde që të paguajnë për masat e reja të sigurisë të vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch