Lajme

Spanja i bën maskat të detyrueshme derisa të mposhtet koronavirusi

Mbajtja e maskave në publik do të mbetet e detyrueshme në Spanjë, pasi gjendja e jashtëzakonshme e vendit të përfundojë më 21 qershor, derisa të gjendet një kurë ose vaksinë për koronavirusin, tha të martën ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, shkruan reuters, përcjell albinfo.ch.

Spanjollët duhet të vazhdojnë të mbajnë maska ​​brenda dhe jashtë nëse nuk mund të garantojnë një distancë prej 1.5 metrash nga njerëzit e tjerë, si pjesë e një dekreti nga qeveria, tha Illa në një konferencë për shtyp.

Detyrimi për të mbajtur maska ​​do të mbetet derisa “ne ta mposhtim përfundimisht virusin, i cili do të jetë kur kemi një terapi efikase ose një vaksinë efektive”, tha Illa.

Rregulli vlen për të gjithë mbi moshën gjashtë vjeç.  Shumica e kufizimeve në lëvizje do të hiqen më 21 qershor, kur të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme, por qeveria dëshiron të mbajë rregulla për të parandaluar raste të reja të virusit, përcjell tutje albinfo.ch.