Shqipëria

Spanja lejon turizmin për të gjitha shtetet e BE-së

Sezoni turistik në Spanjë u hap për të gjitha shtetet e BE-së

Është bërë e ditur se Spanja hapi dyert për të gjithë qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike që kanë bërë të dy dozat e vaksinës ndaj Covid-19, transmeton albinfo.ch.

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se nga 7 qershor 2021, të gjithë turistët nga vendet jashtë Bashkimit Evropian dhe Zonës Shengen do të lejohen të hyjnë në Spanjë, me kusht që të jenë vaksinuar.

Referuar këtij rregulli të gjithë qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike, që kanë certifikimin e dy vaksinave të kryera, të paktën 14 ditë përpara udhëtimit, hyjnë në Spanjë pa asnjë kufizim.

Në mënyrë që të lejohen udhëtarët të vizitojnë Spanjën, vaksina duhet të jetë e aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ose nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Dozat e vaksinave të njohura nga autoritetet e Spanjës përfshijnë Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Janssen, Sinopharm dhe Sinovac-CoronaVac.

Të gjithë udhëtarët e vaksinuar duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy dozat e nevojshme të paktën 14 ditë para se të hyjnë në vend.

Fëmijët e pavaksinuar gjithashtu do të lejohen të hyjnë në Spanjë për sa kohë që ata po udhëtojnë së bashku me prindërit e tyre të vaksinuar. Rregulli zbatohet vetëm për fëmijët deri në moshën 6 vjeç. Fëmijët më të mëdhej, duhet të kenë patjetër me vete rezultat negativ të testit COVID-19 të 72 orëve të fundit të mbërritjes në Spanjë.

Përpara udhëtimit, pasagjerët duhet të plotësojnë patjetër Formën e Shëndetit dhe të marrin kodin QR të udhëtimit. /Albinfo.ch