Shqipëria
SPAK kërkon arrest shtëpie për ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha
Mësohet se SPAK i ka kërkuar masën “arrest në shtëpi” Gjykatës së Posaçme për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, përcjell albinfo.ch.
Kërkesa për masën ndaj Berishës është dërguar me zarf me arsyen se nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës, përcjell albinfo.ch.
Një ditë më parë Kuvendi votoi me 75 vota pro kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.
Nga selia e PD-së, ish-kryeministri tha se do të këshillohet me avokatët e tij për vendimin që do të marrë Gjykata e Posaçme ndaj tij.
“Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ju e patë se cili ishte ligji, e patë! Cilido që lexon procedurën dhe sheh një bandë antikushtetuese në veprim. PD do marrë çdo masë për përgjigjen e merituar Ramës. Çështje që do diskutohet me avokatët ku do kryej arrestin, në shtëpi apo në seli”, tha Berisha një ditë më parë.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026