Futboll

Sot, Zvicra luan me Islandën

Nati do të ndeshet me Islandën në kuadër të Ligës së Kombeve nga ora 18:00

Përfaqësuesja e Zvicrës pas Kampionatit Botëror, sot do të ketë ndeshjen e parë, ku do të luajë ndaj Islandës në Saint Gallen nga ora 18:00, shkruan albinfo.ch.

Ky do të jetë edhe takimi i parë për helvetikët pas polemikave për festën me shqiponjë.

Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili nuk janë grumbulluar fare për këtë ndeshje dhe miqësoren të martën ndaj Anglisë, derisa për herë të parë është ftuar sulmuesi shqiptar, Albian Ajetin.

Do të jetë interesant edhe se kush do të jetë kapiten, sepse kohët e fundit ka pasur shumë polemika nëse do të jetë Yann Sommer apo Granit Xhaka. Xherdan Shaqiri pritet të jetë nga fillimi në fushë.