Maqedonia
Sot zgjidhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut
Duke nisur prej orës 11:00, në një seancë të jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut do të zgjidhet kryeministri i qeverisë teknike.
Për herë të parë, kryeministër i Maqedonisë së Veriut do të jetë një shqiptar, Talat Xhaferi, i cili do të ketë mandat 100-ditësh.
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut do të mblidhet në seancë për të debatuar mbi programin dhe kabinetin e Xhaferit, ndërsa deri në mesnatë pritet të votohet dhe të miratohet qeveria teknike, raporton RTSH.
Xhaferi i ka dorëzuar në Kuvend emrat e kabinetit me të cilin do të udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e 8 majit.
BDI, partia shqiptare në koalicionin qeverisës, ka propozuar emrat e 5 ministrave dhe 3 zëvendësministrave për qeverinë teknike.
Në sallën e Kuvendit do të jetë e pranishme edhe partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, po ajo paralajmëroi se nuk do të votojë për Qeverinë teknike./RTSH
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?