Kosova
Sot votohet për kryetarë të Preshevës dhe Bujanocit
Këtë të diele në Preshevë dhe Bujanoc votohet për të zgjedhur kryetarin e komunës.
Në garë nga Partia për Veprim Demokratik janë ddy kandidatë. Ragmi Mustafa garon për postin e kryetarit të Bujanocit dhe Ardita Sinani garon për të rimarrë edhe një herë drejtimin e Preshevës.
PVD-ja ka edhe mbështetjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Ndërkohë nga Alternativa për Ndryshim, garojnë për Bujanoc Arbër Pajaziti dhe për Preshevën Visar Mehmeti.
Përveç në Preshevë dhe Bujanoc, zgjedhjet lokale të dielën mbahen edhe në 87 qytete dhe komuna të tjera përfshirë edhe Beogradin.
Me insistimin e opozitës, zgjedhjet në pushtetet e tjera lokale, të cilat nuk u mbajtën në dhjetor dhe ishin planifikuar për në vjeshtë, u bashkuan me zgjedhjet e Beogradit.
Kutitë e votimit u hapën që në orën 07:00.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












