Shkurt.ch

Sot votohet në Zvicër

Sot votohet mbi fatin e kriminelëve të huaj (iniciativa e SVP-UDC) si dhe taksapaguesve të pasur në Zvicër. Nëse iniciativa e SVP-UDC pranohet nga vota e popullit, kriminelët e huaj rrezikojnë dëbimin sistematik nga Zvicra, ndërsa nëse votohet kundër-projekti kundër iniciativës, kriminelët e huaj do të jenë po ashtu nën trysni më të madhe se deri më tani.

Mirëpo, edhe pse kundër-projekti e konsideron seriozisht dëbimin e kriminelëve të huaj, ai nuk e parasheh aplikimin e tij në mënyrë automatike dhe privilegjon shqyrtimin e rasteve individuale. Sipas të gjitha parashikimeve, iniciativa e UDC-SVP do të kalojë. Mbetet të shikohet përqindja e pranimit të saj, si dhe rezultati i votimit të kundër-projektit.

Sa i përket iniciativës të promovuar nga Partia Socialiste ndaj taksapaguesve të pasur, ajo parasheh t`i taksojë më së paku për 22% të ardhurat për tatim mbi 225’000 franga zvicerane vjetore si dhe 5% pasuritë e mbi 2 milion frangash.

Rezultatet e para priten pas orës 12 :00