Tematike
Sot u del afati 250.000 certifikatave: Pse ato janë ende të nevojshme?
Situata në repartet ntensive të spitaleve është stabilizuar. Kjo ngre pyetjen nëse detyrimi për certifikatën është ende i përshtatshëm. Shkenca jep përgjigjet
Ku qëndron problemi? Sot po skadojnë rreth 250,000 certifikata Covid nga persona të vaksinuar dhe të shëruar. Këshilli Federal ka shkurtuar me efekt retroaktiv periudhën e vlefshmërisë së tyre nga një vit, sa ishte, në nëntë muaj.
Sipas arsyetimit që ka dhënë qeveria, mbrojtja nga infeksioni me korona zvogëlohet ndjeshëm me kalimin e kohës, trasnmeton albinfo.ch. Gjithashtu, shkurtimi është bërë për faktin se afati duhet të përshtatet me atë të BE-së.
Atje, certifikatat për të vaksinuar dhe të shëruar janë të vlefshme vetëm për nëntë muaj.
Por, a duhen ende certifikatat? Ashtu si karantina dhe detyrimi i punës nga shtëpia, edhe certifikatat e kovidit janë një mjet për të ngadalësuar shkallën e infeksionit, shpjegon redaktorja shkencore e SRF, Katrin Zöfel.
Qëllimi është të ngadalësohet rritja e numrit të rasteve dhe të mbahet sa më i ulët numri i rasteve me rrjedhë të rënd. “Çertifikata ndihmon për të dyja”, shkruan srf.ch.
Njerëzit që kanë certifikatë nuk është e thënë të kenë mbrojtje të përsosur. “Por studimet tregojnë se imuniteti nëpërmjet vaksinimit ose shërimit zvogëlon rrezikun e infektimit. Përveç kësaj, njerëzit me imunitet të fituar (përmes vaksinës ose përmes kalimit të sëmundjes) rrallë kalojnë nëpër rrjedha të rënda të infeksionit”.
Nëse varianti omikron i virusit vazhdon të përcaktojë situatën epidemiologjike në vend dhe – siç po ndodh në fakt aktualisht – barra e sëmundjes mbetet relativisht e ulët për sistemin shëndetësor, atëherë mund të thuhet që “përfitimi i përgjithshëm nga detyrimi i pasjes së certifikatës nuk do t`ia vlente më sa për të vazhduar të kërkohet ajo”, vlerëson Zöfel.
Sa zgjat mbrojtja e fituar nga vaksinimi? Certifikatat për personat e vaksinuar dhe të shëruar, ato që janë në qarkullim, tani vlejnë vetëm për nëntë në vend të dymbëdhjetë muajve. Megjithatë, vaksinimi përforcues rekomandohet të bëhet katër muaj pas vaksinimit të dytë. Kjo për shkakun se variantet e virusit si Omikron janë duke dobësuar më tej mbrojtjen e fituar përmes vaksinimit, mbrojtje e cila gjithsesi zvogëlohet me kalimin e kohës, shpjegon Zöfel, transmeton albinfo.ch Për të rifreskuar këtë mbrojtje, i ashtuquajturi përforcues ka kuptim që të bëhet pas katër muajsh: “Mbi të gjitha, `përforcuesi` rrit për një kohë mbrojtjen nga rrjedha e rëndë e sëmundjes”.
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Në këtë atmosferë festive, ku luksi takon traditën dhe humanizmin, Krishtlindjet në familjen e Anton Nikollës...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Krishtlindjet mes atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Në këtë atmosferë festive, ku luksi takon traditën dhe humanizmin, Krishtlindjet në familjen e Anton Nikollës...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025