Shqipëria
Sot, takimi i nismës “Ballkani i hapur” në Beograd
Edhe sot do të vijojë në Beograd takimi i radhës mes presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, në kuadër të nismës së re të “Open Balkan”.
Në këtë takim duhet të ishte i pranishëm dhe kreu i ekzekutivit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, por ai dha dorëheqjen të dielën e kaluar për shkak të humbjes së zgjedhjeve lokale dhe do të përfaqësohet nga Nikolla Dimitrov.
Liderët e Ballkanit pritet të fokusohen edhe një herë në zbatimin e marrëveshjeve për 4 liritë kryesore të Bashkimit Europian për të forcuar më tej bashkëpunimin në rajon.
Takimi u parapri nga një darkë jozyrtare. “Një mbrëmje e mrekullueshme me miq nga rajoni. Unë dhe Ana Brnabiç u dhuruam mysafirëve tanë verëra të shkëlqyera dhe guxuam t’i krahasonim me verërat shumë të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit”, shkruan Vuçiç në rrjetet sociale.
Ajo që bëri përshtypje në mbrëmje ishte dhe nderimi që iu bë kryeministrit Rama, pas disa incidenteve të vogla të raportuar më herët, ku rruga e aeroportit të Beogradit ishte e mbushur me flamuj kuqezi.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën