Futboll

Sot shorti i kualifikimeve për Euro 2024

Zvicra është në vazon 1, Shqipëria në vazon 3, kurse Kosova në atë 4

Sot nga ora 12:00 do të hidhet shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian Euro 2024, shkruan albinfo.ch.

Do të ketë shtatë grupe me pesë vende dhe tre grupe me gjashtë ekipe në to. Katër finalistët e Ligës së Kombeve; Kroacia, Holanda, Italia dhe Spanja do të shkojnë në grupet më të vogla. Dy skuadrat e para në secilin prej 10 grupeve kualifikohen drejtpërdrejt në Euro 2024.

Gjermania kualifikohet automatikisht si mikpritëse, ndërsa tre skuadrat e mbetura do të vijnë në play-off të Ligës së Kombeve. Grupet fillojnë më 23 mars dhe përfundojnë më 21 nëntor 2023.

Zvicra ndodhet në Grupin 1 dhe do të ketë short më të lehtë, të paktën në letër. Ndërkohë, kuqezinjtë janë në vazon 2, kurse dardanët në vazon 4. Kundërshtarët pritet të jenë të vështirë.

Grupet

Grupet e Ligës së Kombeve: Holanda, Kroacia, Spanja, Italia.

Grupi 1:  Danimarkë, Portugali, Belgjikë, Hungari, Zvicër, Poloni.

Grupi 2: Francë, Austri, Çeki, Angli, Uells, Izrael, Bosnje-Hercegovinë, Serbi, Skoci, Finlandë.

Grupi 3: Ukraina, Islanda, Norvegjia, Sllovenia, Republika e Irlandës, Shqipëria, Mali i Zi, Rumania, Suedia, Armenia.

Grupi 4: Gjeorgjia, Greqia, Turqia, Kazakistani, Luksemburgu, Azerbajxhani, Kosova, Bullgaria, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut.

Grupi 5: Sllovakia, Irlanda e Veriut, Qipro, Bjellorusia, Lituania, Gjibraltar, Estonia, Letonia, Moldavia, Malta.

Grupi 6: Andorra, San Marino, Lihtenshtajni.