Kosova

Sot seanca për shpërndarjen e Kuvendit- A do ta votojnë deputetët vetëshkarkimin?

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media thekson se sot do të mbajë seancë plenare duke filluar nga ora 10:00.

Në njoftim thuhet se kjo seancë do të mbahet me dy pika të rendit të ditës.1. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

2. Shqyrtimi i propozimit të Grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë (6) të Kuvendit të Republikës së Kosovës.Ndryshe të gjitha partitë kanë bërë me dije se janë të gatshme për të votuar shpërndarjen e Kuvendit.