Uncategorized
Sot raundi i dytë i zgjedhjeve në Maqedoni
Zgjedhjet do të mbahen në 35 komuna për të zgjedhur kryetarin e komunës, derisa drejt vote kanë 833.710 qytetarë, të cilët do të votojnë në 1.517 vendvotime
Sot në Maqedoni qytetarët do të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve apo balotazhin.
Zgjedhjet do të mbahen në 35 komuna për të zgjedhur kryetarin e komunës, derisa drejt vote kanë 833.710 qytetarë, të cilët do të votojnë në 1.517 vendvotime. Kutit e votimit do të hapen nga ora 07:00 deri në ora 19:00, shkruan albinfo.ch.
Në komunat e Shkupit: Çair, Saraj, Butel, Gazi Babë, Kisella Vodë, dhe Shuto Orizarë të drejtë vote kanë 260.194 qytetarë, të cilët do të votojnë në 387 vendvotime. Në 29 komunat e tjera në Maqedoni në raundin e dytë mund të votojnë 573.616 qytetarë në 1.130 vendvotime.
Një numër i madh i mërgimtarëve kanë ardhur nga Zvicra për të votuar në këto zgjedhje, veçanërisht në Strugë, ku në garë janë dy kandidatët shqiptarë Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët dhe Ramiz Merko nga BDI.
Albinfo.ch mëson nga Aeroporti i Cyrihut se edhe këtë herë janë organizuar fluturime çarter në drejtim të Ohrit.
Raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do ta monitorojnë 5.101 vëzhgues vendorë dhe 473 të huaj, si dhe 20 gazetarë të huaj.
Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 15 tetor kur u zgjodhën kryetarët në 45 komuna dhe kryetari i qytetit të Shkupit, si dhe këshillat komunal në të gjitha komunat dhe në qytetin e Shkupit.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini? 2025 do të sjellë më shumë sesa pensione të rregulluara dhe kufij të sigurimeve shoqërore. Disa...
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih