Shqipëria

Sot pritet të mbërrijnë 38,400 doza të vaksinës AstraZeneca në Shqipëri

38,400 doza të vaksinës AstraZeneca pritet të vijnë në Shqipëri sot.

Është bërë e ditur nga shefja e ISHP-së, Silva Bino, se kjo vaksinë është e sigurt dhe e efektshme te të gjitha moshat, edhe ata mbi 65 vjeç, përcjell albinfo.ch.

Studimet e kanë vërtetuar një gjë të tillë, shtoi Bino, për këtë arsye Italia dhe Gjermania janë tërhequr nga vendimi për të vaksinuar me AstraZenica vetëm mbi 65-vjeç dhe e kanë shtrirë atë në të gjithë popullsinë.

Me këto doza do të vaksinohen mësuesit, proces i cili pritet të nisë të shtunën.

Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 22,693 vaksinime për personelin shëndetësor dhe të moshuarit.