Kosova
Sot përfundon ekspozita në Vjenë: „Mirë se vini në tavolinë“
Të interesuarit mund ta vizitojnë këtë ekspozitë në Palais Pálffy, Josefsplatz 6, 1010 Wien
Në Vjenë me datë 03.06.2023 është hapur ekspozita “Mirë se vini në tavolinë” e artistit Artan Korenica. Ekspozita u organizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, në bashkëpunim me organizatën KA, përcjell albinfo.at.
Një ndër plagët më të dhimbshme të luftës në Kosovë është edhe fati tragjik i të pagjeturve të shumtë. Kjo ekspozitë sjell historinë e nënës Ferdonije Qerkezi, e cila, sikurse edhe familjarë të tjerë të panumërt në Kosovë, pas gati një çerek shekulli akoma pret të dijë për fatin e katër fëmijëve dhe burrit të saj, të cilët u rrëmbyen me dhunë nga regjimi serb gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Sot është dita e fundit, ku të interesuarit mund ta vizitojnë këtë ekspozitë në Palais Pálffy, Josefsplatz 6, 1010 Wien.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit