Kosova

Sot një vit nga sulmi terrorist në Banjskë

Ambasada gjermane në Prishtinë mesazh Beogradit: Raidoçiç, ende i lirë. Të vendoset drejtësia!

Kjo e martë shënon 1-vjetorin e sulmit terrorist serb në Banjskë, ku humbi jetën polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, përcjell albinfo.ch.

Ambasada gjermane në Prishtinë, përmes një postimi në rrjetet sociale ka përkujtuar këtë ditë, e cila kërkon që të vendoset drejtësia, ku i kujton Beogradit që Milan Radoiçiç, autori i dyshuar, është ende i lirë në Serbi.

“Një vit më parë, gjatë sulmit të tmerrshëm në Banjskë, polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, humbi jetën. Sakrifica e tij nuk do të harrohet, por fakti mbetet: Milan Radoiçiq, autori i dyshuar pas këtij krimi, pavarësisht se ka pranuar përgjegjësinë, është ende i lirë në Serbi.

Dështimi për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit, pavarësisht pranimeve të qarta të fajit, minon paqen në rajon dhe dërgon një mesazh të rrezikshëm. Drejtësia duhet të vendoset. Nuk ka më vonesa apo justifikime”, shkruan Ambasada gjermane në Prishtinë.