Kosova

Sot nis “Java e Albanologjisë”

Konferenca shkencore “Java e Albanologjisë” që organizohet nga Instituti Albanologjik i Prishtinës (IAP) nis më 09.09.2024, edicioni e 15-të të saj në Prishtinë.

Gjatë tri ditëve kumtesat e tyre do t’i shpalosin 92 studiues, në pesë sesionet e kësaj konference, të ndara sipas degëve të albanologjisë.

“Ky është edicioni i pesëmbëdhjetë që po mbahet sivjet, pra është edhe një mini-jubile. The­melimi i këtij aktivi­teti shkencor është bërë sipas parimit që secila nga pesë degët e Institutit Albanologjik organizon një sesion shkencor njëditor”, ka thënë Lulzim Lajçi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Temë bosht për të gjitha disiplinat albanologjike, sidomos me rastin e përvjetorëve të rëndë­sishëm që lidhen me të kaluarën dhe kulturën e shqiptarëve.

Në hapjen solemne të konferencës shkencore “Java e Albanologjisë” me nga një fjalë rasti do të paraqiten:

–          Prof. dr. Lulëzim Lajçi, i cili do ta mbajë një fjalë mirëseardhëse në emër të Institutit Albanologjik-Prishtinë,

–          Kryeministri i Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Albin Kurti, i cili do të paraqitet me një fjalë përshëndetëse,

–          Ministrja e MASHTI-it, znj. Arbërie Nagavci, e cila do të paraqitet me një fjalë përshëndetëse,

–          Adil Olluri, sekretar shkencor i Institutit Albanologjik, i cili do të flasë për botimet dhe planet shkencore të IA.

Edicioni i 15-të i Javës së Albanologjisë” së IAP-së mbyllet më 11 shtator 2024.