Kosova
Sot, nga ora 14:00 hapet aplikimi për viza pune në Gjermani
Termini për viza pune në Gjermani: Njoftim i rëndësishëm për aplikantët
Sot do të hapet lista e regjistrimeve për termine për viza pune për muajin korrik, informon albinfo.ch.
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka bërë të ditur se sot duke filluar nga ora 14:00 do të hapet lista e regjistrimeve për termine për viza pune për muajin korrik.
Sipas njoftimit, aplikimi do të jetë i hapur nga ora 14:00 deri më 13 qershor, po në të njëjtin orar.
“Ju lutem, vini re që dhënia e termineve për viza sipas § 26 Neni 2 Rregullja e Ballkanit Perëndimor do të ndryshojë duke filluar nga 01.12.2021: Për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet procedures së tërheqjes së shortit”, thuhet në komunikatën e ambasadës. Po ashtu, ndër të tjera u tha se lista e regjistrimeve për termine në qershor është mbyllur. “Lista e regjistrimeve për termine në korrik do të hapet nga 01.06.2022 në orën 14:00 deri më 13.06.2022, në orën 14:00”.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










