Lajme

Sot në Zvicër po mbahet greva feministe mbarëkombëtare

Si në vitet e kaluara, gratë në Zvicër sot dalin në rrugë në qytete të ndryshme anembanë vendit, përcjell albinfo.ch.

Kjo ngjarje vjetore filloi në vitin 2017, me gratë në vende të ndryshme, përfshirë Zvicrën, që kërkojnë të drejta të ndryshme.

Fokusi i këtij viti janë çështje të tilla, si dhuna ndaj grave, pranimi i personave trans dhe solidariteti me popullsinë palestineze.

Këtu mund të mësoni se ku po zhvillohen mitingje dhe ngjarje të ngjashme në Zvicër.