Shqiperia
Sot në Tiranë mbahet Samiti për Ukrainën
Sot në Tiranë Samiti për Ukrainën, nis takimi ‘kokë më kokë’ mes Ramës dhe Zelensky-t, pritet firmosja e një marrëveshjeje
Sot zhvillohet samiti “Ukrainë – Europa Juglindore” në kryeqytetin e Shqipërisë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njëherësh bashkorganizator i Samitit, zhvillon për herë të parë një vizitë në vendin tonë, ndërsa ditën e sotme u prit para Kryeministrisë nga kryeministri Edi Rama, përcjell albinfo.ch.
Pritet edhe firmosja e një marrëveshjeje bashkëpunimi dhe miqësie mes dy vendeve.
Pas takimit, të dy zyrtarët e lartë do t’i bashkohen samitit, që do të mbledhë bashkë shumë liderë.
Kryeministri Edi Rama e ka pritur presidentin Zelensky në hyrje të Kryeministrisë, për të nisur një takim kokë më kokë mes tyre. Pasi kanë shtrënguar duart, Rama i ka uruar mirëseardhje Zelenskyt dhe më pas, bashkë me stafin që e shoqëron presidentin ukrainas, janë futur në Kryeministri.
Rama, mik i pakompromis i Ukrainës
Teksa ndodhet në Tiranë, ku pritej të takohej pas pak minutash me kryeministrin Edi Rama dhe më pas t’i bashkohet samitit në nder të Ukrainës, vjen një mesazh nga presidenti Zelensky. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Zelensky thekson se është në Tiranë, ndërsa e cilëson Ramën një mik të pakompromisë të Ukrainës.
“Sot ndodhem në Tiranë. Do të takohem me Edi Ramën, një mik të pakompromis të Ukrainës dhe do të marr pjesë në samitin “Ukrainë – Evropë Juglindore”.
Ne do të zhvillojmë negociata me Kryeministrin e Shqipërisë dhe ekipin e tij për bashkëpunimin në mbrojtje dhe politikë, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe punën për marrëveshjet e sigurisë. Shqipëria është një nga vendet që iu bashkua Deklaratës së Vilniusit të G7, për të cilën jemi shumë mirënjohës.
Në samitin “Ukrainë – Evropë Juglindore”, i cili mbahet për herë të dytë, do të flasim për rrugën tonë të përbashkët drejt qëllimit euroatlantik. Unë ofroj të mbështes përpjekjet e Ukrainës për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, organizimin e Samitit Global të Paqes në Zvicër.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës