Kosova

Sot mund të përballen mes vete në finale Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova

Mësohet se Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, që garojnë në kategorinë -57 kg, mund të përballen mes vete vetëm nëse kualifikohen në finale, natyrisht nëse kalojnë pengesat në çerekfinale dhe gjysmëfinale, shkruan albinfo.ch.

Në këtë ngjarje gjithsej do të marrin pjesë 26 shtete, ndërsa do të garojnë 40 xhudistë gjithsej.

Kosova e kishte të drejtën e përfaqësimit me dy xhudistë e dy xhudiste, ndërsa vendet e tjera evropiane me nga një.

Në kategorinë e meshkujve (-57 kg), short më i vështirë është për Akil Gjakovën dhe Dardan Cenën, të cilët për të hyrë në zonën e medaljeve, mund të përballen me medalistë botërorë e olimpikë.