Kosova
Sot mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së
Liderët rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Bashkimit Evropian e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mblidhen sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, është nikoqir i takimit të liderëve nga rajoni kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian. Ai ka mirëpritur mbrëmë në një darkë pune në Shkup liderët e vendeve të rajonit.
Sipas programit, para fillimit të takimit, kryeministri Kovaçevski si dhe pjesëmarrësit zyrtarë do të kenë një deklaratë për media.
Deklarata për media pritet të kenë Albin Kurti, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edi Rama, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Aleksandër Vuçiq, President i Republikës së Serbisë, Milojko Spajic, Kryeministër i Qeverisë së Malit të Zi, Srgjan Amixhiq, ministër i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Xhejms OBrajan, Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.
Në nëntor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian prezantoi një plan të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike me Bashkimin Evropian.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?