Lajme

Sot mbahet “Java e Filmit Francez” në Gjakovë

Në Gjakovë sot do të fillojë “Java e Filmit Francez”, e cila organizohet nga Parku Kulturor “Ali Podrimja” dhe “Francophonie Kosovo”, në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë dhe Aleancën Franceze në Kosovë.

Më 12 shtator do të organizohet një koktej nga Ambasada e Francës në Kosovë, e më pas nga ora 20:00 do të shfaqet filmi “Pierrot le Fou” nga Jean-Luc Godard me Jean-Paul Belmondo dhe Anna Karina, shkruan RadioK4.

Po ashtu edhe në ditën e shtunë (14 shtator) do të shfaqet një film klasik francez “Les Diabolique” nga Henri-Georges Clouzot.

Ndërsa, të dielën (15 shtator) do të shfaqet filmi dramë “Comme un Lion” nga Samuel Collardey.

Hyrja do të jetë pa pagesë dhe e hapur për të gjithë, përcjell albinfo.ch.