Lajme

Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident

Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva, R.Th., i cili vdiq si pasojë e një aksidenti të rëndë në Itali para disa ditësh.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot, në orën 14:00, në varrezat e fshatit Pllaqicë.

“Miq e bashkëvendas, ju njoftojmë se varrimi i djalit të axhes, Rilind Thaqit, bëhet sot, në orën 14:00, në varrezat e fshatit Pllaqicë”, ka shkruar vajza e axhës së të ndjerit.

21-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e aksidentit të rëndë me veturë derisa po kthehej nga Jesolo në zonën e Venedikut, pasi vetura e tipit BMW me të cilin po udhëtonte, që drejtohej nga kushëriri i tij 24-vjeçar, kishte dalë nga rruga dhe ishte përplasur me një shtyllë nga ana e pasagjerit, ku edhe ndodhej R.Th.

Kushëriri i tij që kishte qenë duke drejtuar veturën ka pësuar lëndime dhe pas trajtimit në spital, është liruar.