Maqedonia
Sot, heshtje zgjedhore në Maqedoninë e Veriut
Nga mesnata filloi heshtja në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare që përfundon me mbylljen e vendvotimeve më 8 maj, në orën 19, përcjell albinfo.ch.
Më 8 maj, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kanë të drejtë të votojnë 1.814.317 zgjedhës, ndërsa në zgjedhjet parlamentare kanë të drejtë vote 1.815.350 zgjedhës. Diferenca në vota është 1033, përgjithësisht për shkak të moshës madhore të qytetarëve.
Votimi zhvillohet në 3480 qendra votimi dhe votuesit do të mund të vizitojnë qendrën e votimit dhe të votojnë vetëm një herë gjatë ditës.
Sot, një ditë para zgjedhjeve, të parët votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit, të moshuarit dhe të regjistruarit nga diaspora, por vetëm për zgjedhjet presidenciale. Edhe pse fushata dhe përgatitjet për zgjedhjet përkoi me festat e Pashkëve, KSHZ-ja ua dorëzoi me kohë komisioneve komunale zgjedhore materialet zgjedhore.
E-Diaspora
-
Shqipëri: Vota e diasporës, aplikacioni gati në 1 janar 2025 Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri Ilirjan Celibashi në një intervistë për “faktoje.al”, foli për procesin...
-
Alvin Karaqi, një kampion i madh i karatesë dhe mjek ambicioz në Zvicër
-
Rrugëtimi i Alfabetit shqiptar të Manastirit u kujtua në Lozanë
-
Shërbimet në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih do të ofrohen deri më 23 dhjetor
-
Gjermanët po varfërohen
Jeta në Zvicër
-
Deputetët kërkojnë një rritje të zbritjes minimale të sigurimit shëndetësor Pas Këshillit të Shteteve, Këshilli Kombëtar ka miratuar gjithashtu një propozim për rritjen e bashkëpagesës minimale...
-
Lidl do të hapë dyqane të reja, do të krijojë më shumë vende pune në Zvicër
-
Zvicra do të prezantojë bazën e të dhënave të pasagjerëve ajror
-
Alvin Karaqi, një kampion i madh i karatesë dhe mjek ambicioz në Zvicër
-
Trafiku i kushton publikut miliarda