Shqipëria

Sot hapet tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një foto nga tuneli i Llogarasë, përcjell albinfo.ch.

Në një postim në rrjetet sociale, ai e konsideroi tunelin një vepër historike.

Sot është dita kur tuneli do të hapet, ndërsa pritet që të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta dhe do të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash.

 

“MIRËMËNGJES ?

dhe me tunelin e Llogarasë, një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut, ju uroj një ditë të mbarë?”, shkruan Rama.