Lajme
Sot festohet miqësia franko-gjermane, nga ish rivalët
Është bërë e ditur se sot festohet miqësia franko-gjermane. Pas 100 vitesh luftë dhe konfliktesh midis dy vendeve, bashkimi i Evropës dhe afrimi franko-gjerman i kthyen ish-rivalët në miq, transmeton albinfo.ch.
Kollona më e rëndësishme për këtë ishte traktati i miqësisë franko-gjermane i nënshkruar në vitin 1963 midis Kancelarit Federal Konrad Adenauer dhe Presidentit Francez Charles de Gaulle në Pallatin Elysée në Paris.
Që prej atëherë Gjermania dhe Franca kanë bashkëpunuar ngushtë duke u angazhuar në të gjithë botën si pjesë e BE-së ?? për mbrojtjen e paqes, të drejtave të njeriut, ekonomi të qëndrueshme, mbrojtjen e klimës dhe mjedisit, transmeton tutje albinfo.ch.
Ambasada gjermane ka shkruar se ne duam të festojmë këtë 58-vjetor me ju, dhe se në orën 19:00 në faqet e facebook, do të shfaqen 9 filma të shkurtër me titra shqip mbi temat që janë duke lëvizur Evropën tani dhe në vitet e dekadat e ardhshme: Pandemia e Koronës, kufijtë dhe migrimi, mbrojtja e klimës dhe mjedisit si dhe të drejtat e grave, etj. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me fushatat që po zhvillohen në...
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
Jeta në Zvicër
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë Shumë njerëz që kanë shteruar përfitimet e tyre, gjejnë sërish punë. Por shanset nuk janë të...
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë