Feja
Sot festohet Dita e Rrushajave
Si hebrenjtë, edhe të krishterët festojnë Rushajeven pesëdhjetë ditë pas Pashkëve. Për të krishterët kjo është dita kur dishepujt e Jezusit, të mbledhur në një vend të quajtur Dhoma e Epërme, marrin dhuratën e Frymës së Shenjtë, e cila i shtynë ata të shpallin se Krishti është i gjallë.
Fryma e Shenjtë gdhend në zemrat e tyre një ligj të ri, ligji i dashurisë. Në histori, ky ligj është i simbolizuar nga gjuhët e zjarrit të vendosura mbi kokën e secilit.
Kisha feston Ditën e Rrushajave, e cila është festa e Shpirtit të Shenjtë. Veprat e apostujve tregojnë se si dishepujt, të prekur nga vdekja e Jezusit dhe të paraqitjeve të ndryshme të tij u mblodhën së bashku në një vend të quajtur Dhoma e Epërme. Pasi që dëgjuan një ushtimë nga qielli, ata panë shfaqjen e disa gjuhëve të zjarrta, të cilat u vendosën mbi secilin prej tyre. Të mbuluar me Frymën e Shenjtë, duke përfshirë misteret e Perëndisë, ata filluan të flasin në të gjitha gjuhët e botës dhe u ndien të investuar papritmas me një mision të ri: përhapjen e Lajmit të Mirë të ringjalljes së Jezusit.
Dita e Rrushajave përuron epokën e Kishës, ajo shënon ditën e lindjes të saj. Prandaj edhe të krishterët thonë që atë ditë ata zbuluan një fuqi të re të pabesueshme, fuqinë e Frymës së Perëndisë, e cila dhurohet me bollëk në pagëzim.
Meqë fjala pentecôte vjen nga gjuha greke dhe do të thotë “pesëdhjetë” (ndryshe, përkujtimi i 50 ditëve pas Pashkëve), shtrohet pyetja: Nga vjen fjala Rrushajat ?
Një ndër shpjegimet e ndryshme jepet nga At Lionilini, i cili thotë se fjala “Rru” vjen nga sanskrishtja, që në shqipen do të thotë: “të të ngulitet në mendje…” Pra: erdhi Shpirti i Shenjtë, i cili u ngulit në mendjet tona.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës