Lajme

Sot është Dita Europiane e Gjuhëve: Zvicra, me laramani të gjuhëve

Mësoni më shumë rreth larmisë së pasur gjuhësore të Zvicrës

Dita Evropiane e Gjuhëve është më 26 shtator, ashtu siç është shpallur nga Këshilli i Evropës më 6 dhjetor 2001, dhe që është përkrahur edhe nga Bashkimi Evropian, përcjell albinfo.ch.

Qëllimi i saj është të nxisë mësimin e gjuhëve në gjithë Evropën dhe, si e tillë, mbështetet edhe në iniciativën e Këshillit të Evropës.

Synimet e kësaj feste janë të vlerësojë të gjitha gjuhët dhe kulturat evropiane, si dhe kontributin e njerëzve, të cilët kanë avantazhet e shumëgjuhësisë, rritjen e shumëgjuhësisë individuale dhe motivimin e njerëzve në Evropë për të mësuarit e gjuhëve gjatë gjithë jetës.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar ruajtjes së trashëgimisë së pasur të rreth 200 gjuhëve evropiane.

Po Zvicra?

Në foton më poshtë tregohen statistikat për qindjet e laramanisë së gjuhëve zyrtare në Zvicër.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.