Uncategorized
Sot do të ndodhë rikonstruimi i qeverisë, arsimi dhe kultura do udhëhiqen nga shqiptarët
Në Kuvendin e Maqedonisë po mbahet seanca në të cilën po shqyrtohet dhe pritet që të votohet rikonstruimi i Qeverisë, një vit pasi që kjo përbërje qeveritare e ka votuar përbërjen e parë të qeverisë në krye me kryeministrin Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.
Deputetët po debatojnë për anëtarët e rinj të Qeverisë, që pritet të mbarojë deri në mesnatë, ndërkaq si pikë e dytë është zgjedhja e zëvendësministrave.
Ministra të rinj janë: Asaf Ademi nga Lëvizja BESA, i cili emërohet ministër i Kulturës në vend të Robert Allagjozovskit; Bardhyl Dauti nga PDSH, ministër pa resor i cili vjen në vend të Ramiz Merkos, Renata Deskoska për Drejtësi e cila e ndërron Bilen Saliun, ndërkaq atë në Ministrinë e Arsimit do ta zëvendësojë zëvendësi i saj i deritanishëm, Arbër Ademi.
Për zëvendësministra janë propozuar Andrej Zhernovski për zv/ministër të Punëve të Jashtme, Asim Musa për zëvendësministër të Shëndetësisë, Gjonul Bajraktar për zv/ministër për Punë dhe Politikë Sociale, Sadik Beqiri për zv/ministër për Transport dhe Lidhje dhe Petar Atanasov për zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Partia opozitare VMRO-DPMNE përpara disa ditëve ka thënë se do të marrë pjesë në seancën e sotme, por nga ajte theksojnë se bëhet për rikonstruim të dështuar dhe për qeveri që nuk ka rezultate dhe ide.
“Bëhet fjalë për rikonstruim të dështuar, bëhet fjalë për një qeveri e cila nuk ka ide dhe rezulatate. Bëhet fjalë për qeveri e cila nuk e ka plotësuar asnjë nga premtimet e saja kyçe. Në Maqedoni një vjet më parë asnjë gozhdë nuk është ngulur, një shtyllë elektrike nuk është vendosur, a u premtuan kodra dhe lugina. Madje edhe përkrahësit më të mëdhenj të LSDM-së janë të dëshpëruar nga Zoran Zaev dhe ministrat e tij. Kështu që, rikonstruimi i njërit ose dy ministrave nuk e zgjidh problemin fondamental, ndërkaq ajo është garnitura e paaftë e cila nuk i plotëson premtimet dhe e cila nuk mundet dhe nuk di të japë rezultate.
Rikonstruimi i Qeverisë, është përmendur që në nëntor të vitit të kaluar, pasi që Aleanca për Shqiptarët doli nga Qeveria.
Sherri qeveritar u bë pasi që kryeministri Zoran Zaev, nuk pranoi propozimin e Aleancës për Shqiptarët që të emërojë ministër të Shëndetësisë, resor të cilin paraprakisht e udhëhoqi Arben Taravari i cili dha dorëheqje pasi që u zgjodh kryetar i Gostivarit. Zaev në vend të Taravarit, vendosi që ta emërojë Venko Filipçen i cili erdhi nga LSDM-ja.
Pas daljes së ASH-së nga, pjesë e Qeverisë së Maqedonisë u bënë: Lëvizja BESA-s me kryetar Afrim Gashi, Partia Demokratike Shqiptare me kryetar Menduh Thaçi dhe Lidhja e Romëve ku kryetar është Amdi Bajram.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë SBB planifikon të përdorë 1600 trena specialë për ngjarje të mëdha në vitin 2025. Vitin e...
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind
-
A po ofron një fshat zviceran të paguajë mijëra franga për t’u shpërngulur atje?