Kosova
Sot bëhen 31 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut
Sot janë bërë 31 vjet që kur delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, më 7 shtator 1990 formalizuan Deklaratën e Pavarësisë të 2 korrikut të atij viti me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
7 Shtatori është cilësuar si identitet i historisë së re të Kosovës.
Kjo ditë është e shënuar në historinë e re të Kosovës si dita e Kushtetutës së Kosovës. Shënon ndryshime të mëdha për Kosovën.
Më 7 Shtatë shtatori i vitit 1990,u aprovua Kushtetuta e Kosovës. Baza themelore e shtetësisë së Kosovës. Kjo beri bujë të madhe. Evropa dhe bota filluan të njohin problemin e Kosovës. Ishte shpërthim i problemit të pa zgjedhur nga BE-ja vite më parë. Nga kjo kohë ata kuptuan që Kosova është çështje me të cilën BE dhe OKB duhet të merren. Kjo pati rëndësi të madhe juridike, politike dhe diplomatike.
Presidenti Dr. Ibrahim Rugova thirrej në këtë Kushtetutë. Kur të tjerët kërkonin që ai të pranoj autonomi substancialë ai deklarohej
“Edhe po të doja nuk mundem, Kosova tani ka mbajt referendumin, ka bërë zgjedhjet e lira demokratike dhe ka hartuar dhe aprovuar Kushtetutën e Kosovës. Këto janë akte të cilat nuk na lejojnë të kthehemi pas. Kjo Kushtetutë nuk pati hapësire të zbatohej normalisht në Kosovë. Vetëm një Komunë hartoj statutin e Komunës në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe shqiptaret e respektonin këtë statut deri sa i larguan nga Komuna.
Kjo ishte Komuna e Deçanit. Statutin e kishin hartuar juristet nga Deçani të organizuar dhe prirë nga heroi i Kosovës Sali Çekaj. 7 Shtatori u përcoll edhe më shumë ngjarje u përcoll edhe me shumë aktivitete tjera. Pas kuvendit në Kaçanik në të gjitha Komunat shqiptare në Kosovë u mbajtën Kuvendet Komunale dhe u përkrah në tërësi Kushtetuta e Kosovës.
Deputetet e Kosovës ikën jashtë pasi që qëndrimi i tyre në Kosovë ishte i pa mundshëm. Po ashtu mbajtja e Kuvendit të Kosovës nuk u lejua. Ishte planifikua të mbahej në Medresenë e Kosovës në Prishtinë. Një Karakteristikë tjetër që e dallon nga Kuvendi i sotëm ishte uniteti i deputetëve. Puna e tyre në grupe parlamentare. Respekti ndaj njeri tjetrit ndaj obligimit që e kishin si deputet të Kosovës, gatishmëria e tyre për sakrificë, personale duke e llogaritur edhe rrezikun që u sjell familjes. Ky parlament ishte kompetent dhe i aftë të aprovoj dokumente të rëndësishme për shtetin e ri të Kosovës.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme