Shqipëria
Sot 13 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO
Anita Likmeta, një shqiptare mes 50 italianëve më të famshëm në Evropë në, konkurron për InspiringFifty Evropë 2022 që do të mbahet në Westminster Abbey në Londër (Angli) me datën 13 qershor.
1 prilli shënon 13-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Lidhur me këtë datë, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka reaguar, duke theksuar se Shqipëria ka dhënë kontributin e saj proporcional dhe thelbësor si një anëtare e denjë e NATO-s, në operacionet e Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajone të ndryshme: në misionin KFOR të udhëhequr nga NATO në Kosovë; në ISAF dhe Misionin Resolute Support në Afganistan; në misionet detare në Egje; në Prezencën e Përparuar të Përforcuar të NATO-s në Letoni etj.
“Më 1 prill 2009, pas ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare, Shqipëria u bë zyrtarisht anëtare e Aleancës. Më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit tonë kombëtar në NATO.
Gjatë këtyre viteve Shqipëria ka dhënë kontributin e saj proporcional dhe thelbësor, si një anëtare e denjë e NATO-s, në operacionet e Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajone të ndryshme: në misionin KFOR të udhëhequr nga NATO në Kosovë; në ISAF dhe Misionin Resolute Support në Afganistan; në misionet detare në Egje; në Prezencën e Përparuar të Përforcuar të NATO-s në Letoni etj.
Gjithashtu, Forcat tona të Armatosura kenë qenë dhe janë të angazhuara në misione paqeruajtëse dhe luftarake në Bosnjë e Hercegovinë, Sudanin e Jugut, në operacionin ushtarak UNMISS të OKB-së etj.
Gjatë kësaj periudhe me qindra ushtarakë shqiptarë shërbyen me përkushtim, profesionalizëm të lartë dhe sakrifica në misionet e Forcave të Armatosura në kuadër të Aleancës.
Sot kujtojmë me respekt Dëshmorët e Atdheut, Kapiten Feti Vogli, Major Klodian Tanushi dhe Nëntetare Zarife Hasanaj, të cilët ranë në krye të detyrës, në misionet ushtarake në Afganistan dhe Letoni, si Dëshmorë të Paqes, për një botë më të sigurt”, shkruan Nikolla në mesazhin e saj.
Rrugëtimi i Shqipërisë ndër vite për anëtarësimin në NATO
Gjatë regjimit komunist Shqipëria ishte pjesë e Traktatit të Varshavës, blloku ushtarak i vendeve komuniste të Evropës, ku ishte anëtarësuar që në vitin 1955, ndërsa u largua nga ky bllok në vitin 1968.
Pas largimit nga Traktati i Varshavës, Shqipëria nuk ishte anëtare e ndonjë aleance ushtarake, ndërsa e shikonte NATO-n (Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut-North Atlantic Treaty Organization) me frymën që e shikonin vendet e tjera komuniste.
Pas përmbysjes së regjimit komunist, Shqipëria përcaktoi integrimin euroatlantik si një objektiv strategjik për vendin, duke mos ndërprerë proceset e integrimit dhe duke u angazhuar në përmbushjen e detyrimeve në kuadër të këtij procesi. Ky proces për rreth 17 vite me radhë ka kaluar nëpër sfida dhe angazhime të ndryshme të vendit, si në politikën e brendshme ashtu edhe në politikën e jashtme.
Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ka kaluar në disa momente kryesore, që fillon me vitin 1992, ku vendi pranohet zyrtarisht në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut (NACC). NACC ishte organizmi i parë që krijoi Aleanca për të ndërtuar marrëdhëniet me shtetet që dolën nga regjimet komuniste në Evropën Lindore dhe Evropën Qendrore.
Që nga ai vit, pavarësisht se cilat forca politike kanë drejtuar qeveritë gjatë viteve të tranzicionit dhe deri në anëtarësim me të drejta të plota, janë të shumta nismat dhe proceset ku është përfshirë Shqipëria, duke përfshirë edhe në misionet ushtarake paqeruajtëse në vende të ndryshme të botës.
Në periudhën 1992-1999, Shqipëria vazhdoi përpjekjet rreth procesit të aderimit, duke u përfshirë në iniciativa të ndryshme dhe nënshkrimin e disa dokumenteve që do t’i hapnin rrugën procesit të anëtarësimit të plotë.
Ftesa për anëtarësim në vitin 2008
Në vitin 1999 Shqipëria u pranua si vend aspirant për anëtarësim, ndërsa procesi hyri në një fazë të re, duke u intensifikuar angazhimet e shtetit shqiptar në kuadër të këtij procesi i cili kishte edhe mbështetje ndërkombëtare. Më pas, po këtë vit Shqipëria paraqiti për herë të parë Planin e Veprimit për Anëtarësim në NATO.
Në kuadër të proceseve dhe nismave për integrimin në NATO, në maj të vitit 2003, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia (sot Maqedonia e Veriut), së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nënshkruan Kartën Adriatik 3-SHBA, që u konsiderua si një nismë që do të përgatiste hyrjen e tre shteteve në NATO.
Gjatë viteve 2004-2008, Shqipëria vazhdoi procesin e bashkëpunimit me Aleancën dhe për përmbushjen e objektivave të partneritetit, që përcaktonin disa masa për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, me qëllim për të operuar së bashku me forcat e NATO-s.
Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në NATO në samitin e Bukureshtit më 2 prill 2008. Më 25 prill 2008 Shqipëria filloi zyrtarisht bisedimet për anëtarësimin, bisedime që përfshinin disa çështje politike, ushtarake, sigurie dhe ligjore, ndërsa më 9 korrik 2008, vendet anëtare të NATO-s nënshkruan në Bruksel protokollet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Kroacinë.
Anëtarësimi zyrtar më 1 prill 2009
Pas përfundimit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009.
Shqipëria mori për herë të parë pjesë si anëtare me të drejta të plota e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior në samitin që u mbajt në Strasbourg/Kehl më 4 prill 2009, ndërkohë që më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.
Para, por edhe pas anëtarësimit, Shqipëria ka ofruar kontributin e saj në operacionet ndërkombëtare të paqes të drejtuara nga NATO, por edhe nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, nga viti 1994 kur filloi edhe angazhimi në misionet ndërkombëtare dhe deri sot, në misionet e drejtuara nga NATO, BE dhe OKB, kanë kontribuar një personel prej 6982 ushtarakësh të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Shqipëria është bërë pjesë e dhjetëra operacioneve dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Mali, Detin Egje, Letoni, Irak dhe Afganistan, ndërsa gjatë 10 vjetëve si pjesë e Aleancës, Ushtria e Shqipërisë është përfshirë në një proces transformimi dhe modernizimi, që nga personeli dhe deri te pajisjet dhe mjetet ushtarake.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?