Kultura
Soprano nga Kosova në skenat e Tokios
Ajo mori vëmendje të madhe në skenat teatrore të Moskës në Rusi e Barcelonës në Spanjës, pavarësisht marrëdhënieve diplomatike të këtyre dy shteteve me Kosovën
E rritur dhe shkolluar në Prishtinë, sopranoja Marigona Qerkezi arriti të bëhet kosovarja e parë që ngjiti shkallët e Teatrit Nacional të Tokios.
Nga opera “Don Xhovani” e Mozart, nën rolin kryesor të “Donna Annas”, ajo ka shfaqur zërin e saj të fuqishëm para mysafirëve profesionistë të Japonisë.
“Aty patëm 5 shfaqje, të cilat i kam kaluar me shumë sukses. Kisha kënaqësinë të ndaj skenën me kolegë dhe dirigjentë në regjinë e profesionistëve të shquar të botës operistike dhe ishte debutimi im në atë teatër dhe debutim i rolit. Kështu që ishte një ngjarje shumë e rëndësishme për mua dhe jam shumë e lumtur që shkoi gjithçka mirë”, rrëfen sopranoja, transmeton “TCH”.
Qerkezi është shembull i asaj se arti arrin përtej diskutimeve të përditshme dhe paragjykimeve shoqërore, përcjell albinfo.ch.
Ajo mori vëmendje të madhe në skenat teatrore të Moskës në Rusi e Barcelonës në Spanjës, pavarësisht marrëdhënieve diplomatike të këtyre dy shteteve me Kosovën.
“Vërtetë është fakt surprizues, qoftë publik, qoftë të pranishëm kur dëgjojnë se nga vij dhe në shumicën e teatrove, për të mos thënë të gjitha, jam e para nga Kosova që performoj në ato skena”, thotë Marigona Qerkezi.
Debutimi që thotë se i solli fat në jetë është sërish nga një vepër e Mozartit, opera me titullin “Flauta Magjike”. Me rolin e “Mbretëreshës së Natës”, përveç solo këndimit ajo tregoj aftësitë e saj edhe në flaut.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën