Kosova
Sonte Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë synojnë ta nisin me fitore
Kombëtarja shqiptare sonte përballet me Ukrainën, në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Ligën e Kombeve.
Ukrainasit dhe kuqezinjtë do të ballafaqohen në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë, në një duel që pritet të prodhojë një ndeshje të fortë.
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, në konferencën e fundit para duelit me Ukrainën, ka thënë se të besuarit e tij synojnë të marrin rezultat pozitiv në duel me ukrainasit.
“Jemi në një grup të vështirë në Nations League. Trajneri i Ukrainës është shumë i zoti, e organizon mirë skuadrën, ka lojtarë shumë të mirë, janë Sudakov, Mudryk etj”.
“Ukrainën duhet ta përballojmë fizikisht, pasi është skuadër e vështirë dhe shumë teknike. Por nuk mendoj që ka ndonjë trajner që kënaqet vetëm me një barazim. Ne futemi në fushë për të fituar dhe punojmë vetëm për këtë gjë. Sigurisht që kemi lojtarë të rëndësishëm që na mungojnë, por që do të futemi një fushë për të luajtur fort dhe për të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm nga kjo ndeshje”, ka theksuar Sylvinho.
Ndeshja Ukrainë-Shqipëri fillon në orën 20:45.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?