Lajme

Sonte pritet të arrijnë afganët e parë në Kosovë

Sonte pritet të mbërrijnë afganët e parë në Kosovë pas situatës së krijuar atje, ku talibanët e morën kontrollin mbi Afganistanin.

Sipas mediave kosovare, afganët do të mbërrijnë në orën 20:45 në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në pritjen e tyre pritet të marrë pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kreu i Qeverisë, Albin Kurti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pati  thënë se Kosova ka kapacitet të strehojë deri në 2 mijë afganë.