Sonte në sf1, dokumentari “Shqiptarët e mirë…”
"Përderisa më shumë flitet për shqiptarët se sa flitet me ta, nuk do t`u hiqet qafe etiketa e deles së zezë"
“Ata perceptohen si ngasës të shpejtë të makinave, tregtarë me drogë, njerëz të dhunshëm: shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i të huajve në Zvicër, dhe ata luftojnë me një imazh të mjerueshëm. Për ta flitet të shumtën e rasteve vetëm kur bëhet fjalë për sjellje josociale, për patriarkalizëm për …”
Kështu fillon prezantimi i filmit dokumentar që do të emetohet sonte në kanalin televiziv sf1 në gjuhën gjermane, në kuadrin e emisionit të njohur “DOK”. Por, synimi i këtij dokumentari është pikërisht prishja e këtyre klisheve, duke u vënë përballë atyre shembujt e shqiptarëve “të mirë” që kanë pasur sukses me integrimin në shoqërinë zvicerane dhe që kanë arritur të dallohen në profesionet e tyre.
Katër shqiptarë të moshës së re përbëjnë shtyllën e dokumentarit të punuar nga Bela Batthyany me titull “Shqiptarët e mirë, migrantët e suksesshëm në Zvicër”. Një politikane (Ylfete Fanaj), një sportist (Azem Maksutaj), një mjek (Mentor Bilalli) dhe një bankier (Sysret Kastrati) janë marrë si shembuj të historive të suksesshme të njerëzve të cilëve u është dashur të punonin shumë për të qenë ata që janë.
Dhe, megjithatë, ata nuk duan të merren si përjashtime ose si model se si duhet të jenë shqiptarët. Sepse, thonë ata, në Zvicër ka shumë shqiptarë të suksesshëm. Ata vetëm duhet parë, perceptuar.
“Fillimisht, kam menduar se si do të mund t`i gjej shqiptarët e suksesshëm që më nevojiteshin për realizimin e filmit. pastaj, shumë shpejt kam zbuluar se kishte jashtëzakonisht shumë shqiptarë të suksesshëm këtu. Kështu që gjetja e tyre nuk ishte problem sa ishte seleksionimi, përshtatja e tyre me njëri tjetrin dhe me kornizën e filmit”, ka thënë regjisori Batthyany në një intervistë për albinfo.ch. “Por problemi në të shumtën e rasteve është ai se kryetitujt negativë të medieve eklipsojnë rrëfimet e suksesshme”.
Poenta e këtij filmi shihet në fjalitë në vazhdim: “Përderisa më shumë flitet për shqiptarët se sa flitet me ta, nuk do t`u hiqet qafe etiketa e deles së zezë… Edhe shqiptarët do të jenë një ditë pjesë e nënkuptueshme e Zvicrës. Dhe atëherë, ndoshta do të shtrohen pyetje se a ka në mesin e shqiptarëve të mirë edhe shqiptarë të këqij?”
Dokumentari emetohet sonte, me fillim në orën 20.05.
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel