Kultura

Sonte në Cyrih, shfaqja «Kosovo for Dummies»

Disa muaj pas premierës dhe njër sërë reprizash të dhëna në teatrin «Schlachthaus» të Bernës, shfaqja e autorit nga Kosova, Jeton Neziraj «Kosovo for Dummies» do të jepet këtë muaj edhe në Cyrih. Teatri «Winkelwiese» i Cyrihut është skena në të cilën, nga 17 deri më 20 shkurt dashamirët e teatrit mund të shohin shfaqjen që vë në fokus fenomenin e migracionit, njofton albinfo.ch.

Me figurën e refugjates kosovare Antigona (luajtur nga Albana Agaj) e cila «aterron» në Zvicrën e ëndrrave të saj dhe bie në një realitet jo shumë mikpritës, autori personifikon terrenin e ashpër i cili i pret kudo migrantët.

Autori Neziraj tekstin për këtë dramë e ka shkruar enkas për teatrin zviceran dhe ka bashkëpunuar me udhëheqësen e produksionit «Foreverproductions», aktoren dhe regjisoren shqiptare me qëndrim në Zvicër, Albana Agaj.

Regjia: Johannes Mager; Aktrojnë: Albana Agaj, Gunther Kaindl, Nadim Jarrar, Robert Baranovski, Ursula Stäubli; Muzika: Maurice Könz Skenografia: Hugo Ryser/ Manuel Schüpfer; Movement: Emilia Guidicelli Udhëheqja e Produksionit: Annette von Goumoëns; Produktsoni: forever productions “foreverproductions.ch”; Ko-Produksioni: Schlachthaus Theater Bern, Theater Winkelwiese Zürich, Kleintheater Luzern etj.

Shfaqjet fillojnë në orën 20.00 ndërsa biletat mund të sigurohen me porosinë telefonin  +41 (0)44 261 21 79 ose adresën elektronike office@winkelwiese.ch
Koha e punës: E hënë deri të premten, 9.30 deri 12.30 Uhr dhe 13.30 deri 16.30 Uhr

Adresa:  Theater Winkelwiese Zürich. Winkelwiese 4. CH-8001

——————————