Zhvillim
Sonte në Bernë, premiera e shfaqjes gjermanisht-shqip “S`ka problem”
Premiera jepet më 16 prill, ditë e shtunë, nga ora 19.00, në Theater am Schlachthaus, Bernë. Pesë shfaqjet në vijim do të jepen deri më 24 prill
«S`ka problem» është një pjesë teatrale e autores nga Berna Ariane von Graffenried dhe atij nga Kosova, Jeton Neziraj. Pjesa mbështetet mbi një projekt shkëmbimesh kulturore në mes të të rinjve nga Berna dhe atyre nga Kosova.
Bëhet fjalë për një projekt që aktualisht është duke e zhvilluar Klubi i të rinjve i teatrit «Schlachthaus» të Bernës, i cili trajton takimet në mes të të rinjve që nuk janë takuar kurrë ndonjëherë më parë. Përvojat dhe përshtypjet nga njohja mes vete si dhe mënyrat e ndryshme të të jetuarit janë shkrirë në tekstet në fjalë dhe ato janë eveidente edhe në shfaqjen, thuhet në një njoftim për albinfo.ch, të dërguar nga realizuesit e shfaqjes. Kjo, veç tjerash edhe falë dygjuhësisë në të cilën mbështetet pjesa. Aty flitet pra gjermanisht (dialekti i Bernës) dhe shqip, me përkthim gjermanisht.
Vënia e parë e kontaktit në mes të të rinjve ka ndodhur gjatë një jave të takimit në vjeshtën e vitit të kaluar. Prej atëherë, të rinjtë në vendet e tyre bëjnë prova teatrore dhe i këmbejnë rezultatet e tyre përmes videove, njofton albinfo.che. Të rinjtë nga Prishtina do të jenë një javë para premierës do të jenë në Bernë për t`i zhvilluar provat e përbashkëta përmbyllëse.
Premiera jepet sonte më 16 prill, ditë e shtunë, nga ora 19.00, në Theater am Schlachthaus, Bernë. Pesë shfaqjet në vijim do të jepen deri më 24 prill, gjegjësisht: më 17.4. ora 16:00, 21.4. (19:00), 22.4. (19:00) 23.4. (19:00) dhe 24.4. (16:00).
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit16 Prill 2016
- Ora19:00
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit9 Janar 2025 - 11:19
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik